Viti 2025 per KF.Shkodra nen drejtimin e Rudi Piraniqit eshte një vit pune, një vit suksesi, një vizion për të ardhmen.

Viti 2025 mund të konsiderohet pa asnjë dyshim si një ndër vitet më të bukura dhe më të suksesshme në historinë e KF.Shkodra. Ky vit përfaqëson kulmimin e një pune të vazhdueshme, profesionale dhe me vizion të qartë për zhvillimin e futbollit të moshave dhe atij të rritur.
Muajt maj- qershor 2025, që përkojnë me mbylljen e sezonit futbollistik 2024–2025, u shënjuan nga një sukses :

KF.Shkodra U-15 u shpall Kampion i Shqipërisë në Kategorinë e Parë, nën drejtimin e trajnerit Rudi Piraniqi.

Në këtë ekip u dalluan veçanërisht:
Arien Pacaj – portier
Regis Sukaj – mbrojtës
Erjon Vajushi – sulmues dhe golashënuesi më i mirë i edicionit.

Ky sukses i siguroi ekipit të drejtën e pjesëmarrjes në Abissnet Superiore U-15 për sezonin 2025–2026, një arritje shumë e rëndësishme për akademinë dhe vazhdimësinë e projektit sportiv.

Po ashtu, ekipet U-16 dhe U-17 me trajner Semir Gogaj arritën të ruajnë me meritë vazhdimësinë në Kategorinë e Parë Profesioniste, duke konfirmuar stabilitetin dhe nivelin konkurrues të KF.Shkodra.
Me përfundimin e një sezoni, filloi menjëherë përgatitja për sezonin e ri 2025–2026.
Një moment kyç për klubin ishte afrimi i Z. Agim Cani si Sponsor Gjeneral, i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm në organizimin dhe funksionimin e të gjitha strukturave të klubit.

- Agim Cani vuri në dispozicion të KF.Shkodra terrenin sportiv të sapo përfunduar, duke ndikuar drejtpërdrejt dhe pozitivisht në përgatitjen cilësore të të gjitha ekipeve.
Krahas stafit ekzistues teknik:
Taip e Rudi Piraniqi, Semir Gogaj, Armando Rrashketa, Robert Narkaj,
klubit iu bashkuan edhe trajnerët:
Denis Zmijani dhe Arbër Shytani.
KF.Shkodra me fillimin e sezonit 2025- 2026 filloj te funksiononte me një staf teknik të plotësuar, tërësisht të licencuar dhe me nivelin më të lartë profesional, me dy fusha sportive dhe me një mbështetje financiare të qëndrueshme nga Agim Cani– faktorë që dhanë menjëherë ndikimin e tyre pozitiv.
Një vit historik për nga pjesëmarrja dhe shtrirja konkurruese
Për herë të parë, KF.Shkodra mori pjesë me të gjitha grupmoshat, duke u shndërruar në një nga akademitë më të kompletuara në vend:
U-7, U-9, U-11, U-13 – Kategoria e Dytë
U-13, U-14 – Kampionati Elite i Futbollit Shqiptar
U-15 – Abissnet Superiore
U-16, U-17, U-19 – Kategoria e Parë Profesioniste
Formimi i ekipit të rritur, pjesëmarrës në Kategorinë e Tretë, pas shumë vitesh mungesë
Ekipi U-19 dhe ekipi i rritur drejtohen nga trajneri Denis Zmijani, i cili ka pasur një rol të rëndësishëm si në paraqitjen pozitive të U-19 ashtu edhe në organizimin dhe drejtimin e ekipit të rritur.
Formimi i ekipit të rritur u realizua në bashkëpunim me FC Olimpic Shkodra, të cilët e mbështetën këtë projekt si në aspektin financiar ashtu edhe me lojtarë të ardhur nga jashtë vendit.
Për vitin 2025, KF.Shkodra arriti një numër rekord prej 239 pjesëmarrësish aktivë, shifër zyrtarisht e konfirmuar nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, një arritje që nuk është regjistruar më parë nga asnjë akademi tjetër.
Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë u shkon prindërve të fëmijëve, të cilët me besimin, durimin dhe mbështetjen e tyre të përditshme janë një nga shtyllat kryesore të funksionimit dhe suksesit të KF.Shkodra. Pa këtë bashkëpunim korrekt dhe të vazhdueshëm, asnjë projekt sportiv nuk mund të ketë jetëgjatësi.
Bashkepunimi me akademite e qytetit ka qene nje objektiv i klubit tone. Me mbeshtetjen e ish futbollistit dhe menaxherin Uliks Kotrri u be e mundur afrimi i lojtarit te Kombetares U-16 Rijad Syla lojtar i ekipit Atletik Shkodra me drejtues Elton Bungaja dhe Elis Legata apo afrimi i lojtarit me mjaft prespektive Julian Bushati nga Djelmnia Shkodrane me drejtues Fatmir Marku kane ndikuar ne rritjen cilësore te ekipit U-17 pretendues per te fituar titullin kampion ne kete sezon.
Dhjetori 2025 i gjeti disa nga ekipet e KF.Shkodra me paraqitje shumë të mira, të njohura tashmë si “Kampionë të Vjeshtës”:
U-17 – trajner Arbër Shytani
U-16 – trajner Rudi Piraniqi
U-19 – paraqitje shumë pozitive nën drejtimin e Denis Zmijani
Vlen të theksohet se lojtarët e U-19 kanë një moshë relativisht më të vogël krahasuar me ekipet e tjera pjesëmarrëse. Risi për këtë ekip ishte edhe afrimi i tre lojtarëve cilësorë nga Afrika, pas një pune profesionale dhe përmbushjes të gjitha procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm nga drejtuesi i klubit Rudi Piraniqi. Gjithashtu, ne vazhdimesi pritet afrimi i lojtarëve të tjerë cilesor qe do ndikojnë ne ecurine pozitive te ekipeve prane KF.Shkodra.
Po punohet intensivisht për rritjen e nivelit të:
ekipit U-15 në Abissnet Superiore me trajner Semir Gogaj
ekipeve U-13 dhe U-14 në Kampionatin Elite
Një punë shumë e mirë po zhvillohet edhe me futbollin amator U-7, U-9, U-11, U-13, nga trajnerët:
Robert Narkaj, Armando Rrashketa, Noris Kozmaj.
KF.Shkodra vlerëson bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), e cila përmes strukturave të saj ka krijuar mundësinë që akademia jonë të jetë pjesë aktive e të gjitha niveleve konkurruese, nga futbolli amator deri në Abissnet Superiore.
Një falënderim i veçantë shkon edhe për z.Florenc Marku, i cili ka mbështetur vazhdimësinë e këtij sezoni dhe ka shprehur synime për te qene pjese e rendesishme e një bashkëpunim afatgjatë ne drejtimin e KF.Shkodra.
Objektivat e KF.Shkodra
✔️ Rritja e nivelit të lojtarëve për t’i dërguar drejt ekipeve profesioniste dhe Kombëtares
✔️ Përfaqësim sa më i gjerë në Abissnet Superiore
✔️ Vazhdimësia dhe konsolidimi i ekipit të rritur
✔️ Organizim i qëndrueshëm me objektiva të qarta për të ardhmen
Një nga nevojat më të domosdoshme për realizimin e këtyre objektivave mbetet ndërtimi i një terreni sportiv, projekt i cili prej vitesh ka mbetur vetëm “në letër”.
Në këtë kuadër, KF.Shkodra pret dhe shpreson në një mbështetje më të madhe institucionale nga Bashkia e Shkodrës dhe FSHF duke besuar se investimi në sport dhe në futbollin e moshave është investim për shëndetin, edukimin dhe të ardhmen e brezit të ri të qytetit.
KF.Shkodra është më shumë se një klub futbolli.
Është një projekt, një familje dhe një vizion për të ardhmen.
Faleminderit të gjithë atyre që kontribuojnë çdo ditë në këtë rrugëtim.
KFShkodra
Bilanci2025
AkademiaKFShkodra



