Përmes një foto të shkrepur mëngjesin e sotëm përpara nisjes së seancës së fundit stërvitore anti-Bylis, pjesëtarë të ekipit Vllaznia, kategoria Abissnet Superiore, kanë uruar të gjithë shqiptarët: Gëzuar Festat e Nëntorit!
Konkretisht, në këtë ditë të shënuar të festës të shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, drejtuesit e klubit kuqeblu kanë gërshëtuar një foto mikse, me kapitenin Bekim Balaj, mbrojtësin Erdenis Gurishta dhe sulmuesin Kevin Dodaj, përfaqësues nga qyteti i Shkodrës, si dhe dyshen nga Kosova, Esat Mala dhe Melos Bajrami.
Një urim ky në këtë ditë të shënuar që për kuqeblutë pritet të jetë edhe një sinjal optimizme dhe besim për një fitore tre pikëshe në sfidën shumë të rëndësishme të javës së 15-të Abissnet Superiore, Bylis-Vllaznia, e cila luhet mesditën e së premtes në stadium “Adush Muça” të Ballshit.