KF Vllaznia, mirëpret nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Medreseja Haxhi Sheh Shamia”

Pas një takimi të ngrohtë me pjesëtarët e Shtëpisë së Moshuarve Shkodër, ku edhe drekuan së bashku, Klubi i Futbollit Vllaznia, priti paraditen e së martës edhe nxënësit e shkollës “Medreseja Haxhi Sheh Shamia”.

“Kënaqësi të mirëpresim në stadiumin “Loro Boriçi”, nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Medreseja Haxhi Sheh Shamia”, të cilët patën mundësinë të eksplorojnë ambientet tona.

Të vegjlit u njohën me historinë e KF Vllaznia, vizituan dhomat e zhveshjes dhe shijuan drekën në lokalin e stadiumit @stad_yummy .

Dyert e stadiumit “Loro Boriçi” janë të hapura për të gjithë fëmijët apo shkollat që duan të zbulojnë më shumë për klubin tonë të futbollit.”, shkruhet në postimin zyrtar të KF Vllaznia.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu