Thursday, August 28, 2025

KFF Vllaznia eliminohet nga Champions League, Dinamo Minsk fiton në Shkodër

Lexo

KFF Vllaznia në futboll për femra i ka dhënë fund aventurës në UEFA Women’s Champions League pas humbjes në “Loro Boriçi” ndaj Dinamo Minsk me rezultatin 1-2.

Skuadra mysafire kaloi në avantazh në minutën e 45-të me golin e Liya Tsikhamirava, ndërsa në minutën e 54-të ishte Anna Pilipenko që dyfishoi shifrat në favor të bjelloruseve.

Kuqeblutë nuk u dorëzuan deri në fund, duke arritur të shënojnë golin e nderit me Arbiona Bajraktarinnë minutën e 88-të, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes dhe kualifikimit.

Pavarësisht eliminimit, Vllaznia tregoi karakter dhe shpirt gare, duke u duartrokitur nga tifozët shkodranë që mbeten krenaria e futbollit shqiptar për femra.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img