Për klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, sektori i gjykimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka një listë të gjatë arbitrash për të vendosur se cili prej tyre do të marrë besimin gjykimit si kryesor i kësaj ndeshje.
Burime të sigurta për Veriu Sport mëson se arbitër kryesor i kësaj ndeshje pritet të jete Andi Koçi i kolegjiumit te Durresit. Koçi, në fakt ka pasur më herët kontestime në disa ndeshje nga ana e tifozëve shkodran, por FSHF duket se nuk është ndikuar nga këto opinione duke ia besuar durrsakut vënien drejtësi në këtë ndeshje.
Ndërsa në sistemin VAR, në ndihmë të gjyqtarit durrsak Andi Koçi do të jetë Eldorjan Hamiti nga Lezha.
Fatos LAMAJ