Tirana-Vllaznia 0-0
Tirana: Selmani, Vera, Mici, Dembele, Soler, Përgjoni, Smaçi, Ndreca, Ernest, Kola, Zharmuni. Trajner: Bledi Shkëmbi
Vllaznia: Jukaj, Gurishta, Krymi, Gruda, Sala, Balaj, Bajrami, Mala, Deliu, Jago, Stojanoviç. Trajner: Tomas Brdariç
Gjyqtar: Enea Jorgji
Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Abisnet Superiore. Klasikja e cila u zhvillua në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola.
Edhe pse rastet nuk munguan, asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të merrte 3 pikët. Megjithatë,Tirana gjeti dy herë rrugën e rrjetës me Zharmuni dhe Ernest,por golat u anuluan për pozicion të parregullt.
Pas këtij barazimi,Vllaznia mbetet në vendin e 3-të me 50 pikë,po aq sa Dinamo e vendit të dytë. Në krahun tjetër,me 30 pikë të grumbulluara,bardheblutë mbeten në vendin e 8-të.
Referuar ecurisë së ndeshjes, minutat e para janë më shumë studim nga të dyja skuadrat, me ritëm të ulët dhe topin që kalon nga një gjysmëfushë në tjetrën pa rrezik për portat. Shqetësimet në portat respektive fillojnë të bëhen njëra pas tjetrës dhe është Vllaznia e cila mundohet të gjej rrugën e rrjetës por Gruda nuk përfiton nga marja e topit brenda zonës.
Më pas Tirana rrezikon me anë lojtarit Ndreca i cili fare pranë portës gjuan fortë me topin që shkon në rrjetën e jashtme. Tirana hidhet e gjitha në sulm dhe brenda shtatë minutave fiton tre goditje këndi radhazi por mbrojtja e Vllaznisë dhe portieri Jukaj largojnë rrezikun. Tirana gjen golin pas një kundërsulmi të shpejtë me anë të Zharmuni por kryesori Jorgji dhe asistenti Lama e anullojnë golin për pozicion jashtë loje.
Pas disa gabimeve nga të dyja skuadrat është Vllaznia që nis një kundërsulm të shpejtë dhe futbollisti Gruda nuk asiston për shokët e skuadrës duke humbur kështu një mundësi për të rrezikuar portën e Tiranës.
Dy minutat e shtesës në fund të pjesës së parë nuk sjellin asgjë tek Vllaznia ndërsa Tirana arrin të gjej rrugën e rrjetës me anë të Ernest që në mes të dy mbrojtësve të Vllaznisë godet me kokë duke mposhtur portierin Jukaj, por sistemi Var pas kontrollit sinjalizon kryesorin Jorgji për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 0-0,mes disa rasteve nga të dyja skuadrat por sistemi Var protagonist në dy momente gjatë pjesës së parë.
E njëjta situatë dhe në pjesën e dytë, ku fillimisht Vllaznia provon me anë të mesfushorit Qato që gjuan nga distanca por topi shkon përmbi tra. Më pas dy herë Tirana me të njëjtin autor Soler por pa asnjë rrezik në portën e Vllaznisë.
Prej disa minutash nuk ndodh thuajse asgjë në aspektin sulmues nga dy skuadrat,të cilat kan ulur në mënyrë të dukshme ritmin me faulle,apo edhe me rivëniet e topit në lojë që zgjasin shumë më tepër se normalisht. Dhe është Vllaznia e cila pas uljes së ritmit të lojës provon të gjej hapësira por nuk ja del.
Në minutat e mbetura Vllaznia krijon dy mundësi të arta me anë të Kahrimanoviç dhe Mensah të dy të aktivizuar në pjesën e dytë por pa asnjë rrezik në portën e Tiranës. Ndërsa Tirana kërkoj të sulmonte me futbollistë si Ernest Prengaj por dhe Zharmuni por deri në fund të takimit rezultati ngeli me shifra të barabarta 0-0.
Fatos LAMAJ