Për Vllazninë e kategorisë Abissnet Superiore, viti 2025 fillon me një përballje të rëndësishme. Në kalendar për javën e 20-të është klasikja e futbollit shqiptar Vllaznia-Tirana, takim ky i planifikuar të luhet të premten e datës 10 janar në stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 17:00.
Po në këtë ditë do të luhen edhe dy çiftet e tjerë, Egnatia-Laçi dhe Bylis-Dinamo, të cilët nisin më herët, që të dy prej orës 13:30. Ndërkohë, dy sfidat e tjera të kësaj jave luhen të shtunën me dy çiftet: Partizani-Skënderbeu dhe Elbasani-Teuta, që të dyja me nisje prej orës 17:00.
Në të njëjtën kohë, Komisioni i Ligave dhe Garave ka publikuar edhe kalendarin e dy javëve të tjera pasardhëse, atë 21-të dhe 22-të.
Ndeshjet e javës së 21-të do të luhen gjatë fundjavës së ardhshme, më 18 dhe 19 janar, ndërkohë, java e 22-të do të zhvillohet në mesjavë, më 25 dhe 26 janar, kalendarin e të cilëve mund ta ndiqni në tabelat e mëposhtme:
| Java 20 | |||
| Egnatia | Laçi | 10.01.2025 | 13:30 |
| Bylis | Dinamo City | 10.01.2025 | 13:30 |
| Vllaznia | Tirana | 10.01.2025 | 17:00 |
| Partizani | Skënderbeu | 11.01.2025 | 17:00 |
| AF Elbasani | Teuta | 11.01.2025 | 17:00 |
| Java 21 | |||
| Laçi | Bylis | 18.01.2025 | 13:30 |
| Tirana | Egnatia | 18.01.2025 | 16:30 |
| Skënderbeu | Vllaznia | 19.01.2025 | 16:30 |
| Teuta | Partizani | 19.01.2025 | 16:30 |
| Dinamo City | Elbasani | 19.01.2025 | 19:30 |
| Java 22 | |||
| Bylis | Tirana | 25.01.2025 | 13:30 |
| Partizani | Dinamo City | 25.01.2025 | 16:30 |
| Skënderbeu | Teuta | 25.01.2025 | 16:30 |
| AF Elbasani | Laçi | 26.01.2025 | 17:00 |
| Vllaznia | Egnatia | 26.01.2025 | 17:00 |



