Vllaznia-Teuta, është njëri prej çifteve më interesant të Javës së 13-të të Abissnet Superiore. Sfida në fjalë do të luhet të premten e 28 nëntorit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Në prag të kësaj sfide që konsiderohet si ndeshja më e rëndësishme e kësaj jave, nga kampi kuqeblu ka qënë
Mesfushori Klinti Qato, ka qënë i përzgjedhuri nga kampi kuqeblu për konferencën e zakonshme të pragndeshjes, zhvilluar paraditen e sotme në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.
Qato e vlerëson si shu ë të rëndësishme këtë përballje, por ka besim se Vllanzia do ta kalojë me sukses. Sipas tij, grupi, i cili gjatë javëve të fundit nuk ka qënë i plotë, në këtë ndeshje pritet të jetë më i plotë.
Duke folur për aspektinm personal, Qato bën të ditur se përreth dy muaj e gjysëm ka vuajtur dëmtimin, por tashnë çdo gjë është lënë pas dhe ëstë gati të japë kontributin e tij për skuadrën.
Për Qaton, kundërshtari ka bërë mirë këtë sezon, por duke luajtur në shtëpi Vllaznia është e karikuar për fitore. Por, për ta mposhtur Teutën, e cila në fazën e parë i mori barazimin në fundin e ndeshjes, përcjellë mesazhin për tifozët shkodranë, që ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të jenë sa më të shumtë mbështetje të Vllaznisë.
Dhe, në fund, një mbyllje optimist edhe në aspektin personal, ku Klinti Qato, i cili edhe më herët ka shënuar gola spektakolarë për kuqeblu, e dëshiron një të tillë edhe ndaj Teutës, duke besuar se do të jetë rrjtë tre pikëshe.
(Video) Prononcimin e plotë të mesfushorit kuqeblu Klinti Qato në prag të ndeshjes me Teutën, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.



