Friday, November 15, 2024

Klubi i Shahut Butrinti Sarandë historia e një ekipi kampion

Lexo

Ekipi i shahut i Butrintit është një simbol i krenarisë dhe përkushtimit sportiv të Sarandës. Themeluar në vitin 1997,klubi ka zhvilluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm,duke mbajtur gjithmonë pozita të larta në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Me vendndodhje pranë bibliotekës në qendër të qytetit,aty ku ekipi stërvitet rregullisht, Butrinti ka arritur suksese të mëdha falë një pune të palodhur dhe përkushtimit të vazhdueshëm.

Në më shumë se dy dekada, rezultatet flasin vetë për sukseset e Butrintit:7 herë kampion kombëtar,7 herë nënkampion dhe 7 herë i treti në Shqipëri. Ndër arritjet kulmore,klubi është shpallur një herë kampion i Kupës dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në Champions League plot 9 herë.

Përgjegjës për këto suksese janë trajnerët e shkëlqyer Lime Mihasi dhe Murat Mjedi. Mihasi është një emër kyç që ka ndihmuar në zhvillimin e shahut në Sarandë dhe ka ngritur nivelin e ekipit. Ai është gjithashtu instruktor i Federatës Ndërkombëtare të Shahut një titull që pasqyron profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

Lojtarët dhe Akademia e Talentëve

Akademia e klubit vazhdimisht prodhon talente të reja që përfaqësojnë Sarandën dhe Shqipërinë me krenari. Disa nga këta emra përfshijnë Eklea Omerin,e cila luan për ekipin kombëtar të femrave dhe është nënkampione e Shqipërisë,si dhe Kelvin Kostën,kampion Ballkani dhe një nga shpresat më të mëdha të klubit në rang kombëtar.

Në përbërje të ekipit gjenden figura të rëndësishme përfshirë:

  • Lime Mihasi
  • Erald Mihasi
  • Murat Mjedini
  • Eklea Omeri
  • Kelvin Kosta
  • Melsed Kabo
  • Aleksandër Zeno
  • Ilir Seitaj
  • Zino Veleshnja
  • Çlirim Guxho

Përkrahja e komunitetit dhe bizneseve lokale.

Ekipi i Butrintit ka pasur gjithmonë nevojë për mbështetje për të përballuar sfidat dhe për të vijuar rrugëtimin e tij të suksesshëm. Në këtë drejtim,Bashkia Sarandë dhe bizneset lokale,kan qenë gjithmonë pranë ekipit dhe kanë ndihmuar në mënyrë të pandërprerë.

Me këtë përkushtim,mbështetje dhe talent,ekipi i shahut Butrinti do të vazhdojë të përfaqësojë Sarandën dhe Shqipërinë me krenari,duke aspiruar gjithmonë për më të mirën dhe duke shpresuar për më shumë tituj në vitet që vijnë.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img