Wednesday, November 19, 2025

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Kosovës, Kombëtarja e femrave, Lojra me Dorë, etj-Sonte, në Studio Sport, ora 20:30, në RTSH Shkodra

Lexo

- Reklamë -spot_img

Analiza e ndeshjeve në grup për Kombëtaren e Shqipërisë si dhe atë të Kosovës, të cilat në grupet e tyre u kualifikuan në fazën Play-Off për Botërorin e Futbollit 2026, do të jenë në qëndër të vemendjes së emisionit “Studio Sport” që transmetohet sonte, prej orës 20:30 në RTSH Shkodra.

Të ftuar në studio do të jenë Armir GRIMA, Trajner i kombëtares futboll femra, i cili do të flasë edhe për suksesin e e ekipit të tij, trajneri i futbollit Denis ZMIJANI si dhe Endri ÇINARI, gazetar sportiv.

Për atmosferen e ndeshjes së luajtur mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës për ndeshjen, Kosovë-Zvicër, do të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina, Edmond Thaçi, kryetar i shoqatës së gazetarëve sportive të Kosovës.

Pjesë e këtij emisioni do të jetë patjetër edhe Vllaznia e Superiores, përgatitjet e skuadrës kuqeblu për ndeshjen e fundjavës ndaj Partizanit, për javën e 12-të.

Ndërkohë, do të ketë vend dhe për lojrat me dorë, fitoret e dy ekipeve të volejbollit Vllaznia, femra dhe meshkuj, përkatësisht ndaj Dinamos dhe Elbasanit, si dhe fitorja e basketbollit meshkuj ndaj Fieri Basket.

Krahas komentit për Kampionatin e futbollit 5×5 Masters që po zhvillohet në Shkodër nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, do të ketë një koment dhe intervistë edhe për suksesin e dy vëllezërve Koci nga Ulqini, kampion në sportin e boksit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img