Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll e ka fituar ndeshjen e fundit të fazës së parë të parakualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2027. Kuqezinjtë fituan me rezultatin 67-78, në sfidën e fundit të vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Botërorit.
Festa ishte e madhe te Shqipëria, pasi fitorja në basketboll mungonte prej disa ndeshjesh. Në Austri, teksa ishin të pranishëm 1500 tifozë, ishte Edli Hysa që spikati me 20 pikët e tij.
Austria më herët kishte siguruar pozitën e parë dhe avancimin tutje. Armenia renditet e dyta, ndërsa Shqipëria e treta. Shqipëria është eliminuar.