Kombëtarja e Veteranëve, në turneun miqësor në Istog më 17 maj- “Futbolli na Bashkon”

Kombëtarja e Veteranëve do të marrë pjesë në turneun miqësor “Futbolli na Bashkon”, që do të zhvillohet më 17 maj në Istog të Kosovës.

Pjesë e këtij turneu do të jenë edhe përfaqësuesja e veteranëve të Kosovës si dhe ekipi FC Kosova nga Brukseli.

Kombëtarja e Veteranëve të Shqipërisë do të luajë dy ndeshje, përkatësisht ndaj përfaqësueses së veteranëve të Kosovës dhe ekipit FC Kosova Bruksel.

Ky turne pritet të jetë një festë e vërtetë futbolli, ku do të marrin pjesë shumë breza ish-futbollistësh të njohur, të cilët kanë shkruar historinë ndër vite dhe do të rikthehen në fushë për t’u bashkuar në këtë aktivitet të veçantë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu