Wednesday, November 13, 2024

Kombëtarja nis përgatitjet për sfidat e nëntorit me Çekinë dhe Ukrainën

Lexo

Në “Shtëpinë  e Futbollit” në kryeqytet kanë zbarkuar të dielën 6 futbollistët e parë kuqezi

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e fundit në Grupin B1 të UEFA Nations League në stadiumin “Arena Kombëtare”, atë ndaj Çekisë, më 16 nëntor, duke nisur nga ora 20:45 dhe atë ndaj Ukrainës, më 19 nëntor, po dukur nisur nga 20:45).

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin zyrtar nga dita e hënë, ndërsa trajneri Silvinjo e ka publikuar të premten listën me lojtarët e thirrur për dy ndeshjet e nëntorit. Grumbullimi i lojtarëve ka nisur që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre.

Të dielën pasdite në “Shtëpinë  e Futbollit” në kryeqytet kanë qenë të pranishëm vetëm 6 futbollistët e parë kuqezi, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img