Monday, November 25, 2024

Kombëtarja U-15/Bosnje-Shqipëri 4-1 për Turneun “Josip Katalinski Škija”

Lexo

Bosnje – Hercegovinë-Shqipëri 4-1

Formacioni i Shqipërisë: Mandreu, Kurti, Çekrezi, Agolli, Gjoshi, Gavelli, Shehi, Mbriçe, Begolli, Mihana, Sulo. Trajner: Armand Dama

Kombëtarja shqiptare U-15, e drejtuar nga trajneri Armand Dama ka zhvilluar pasditen e sotme ndeshjen e parë të turneut “Josip Katalinski Škija” ndaj Bosnje – Hercegovinës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “FK Famos Hrasnica”, përfaqësuesja kuqezi është mundur me rezultatin 4-1.

Trajneri shqiptar e nisi sfidën me këtë formacion: Mandreu, Kurti, çekrezi, Agolli, Gjoshi, Gavelli, Shehi, Mbriçe, Begolli, Mihana, Sulo.

Pavarësisht rezultatit negativ, kuqezinjtë e vegjël bënë një paraqitje të mirë, me një lojë të bukur dhe me disa raste të krijuara, por nuk arritën të godisnin saktë në rrjetën kundërshtare. Golin e vetëm për Shqipërinë e realizoi Emiliano Mihana.

Dama aktivizoi në pjesën e dytë edhe tetë lojtarë të tjerë: Prifti, Ndoj, Volumi, Gjika, Boriçi, Shkëmbi, Nela, Myrtaj.

Për trajnerin kuqezi, ky test i parë real për këtë vit ishte mjaft pozitiv, teksa pati mundësi të ndiqte nga afër futbollistët e vegjël që treguan vlerat dhe cilësitë e tyre në lojë, teksa duhet theksuar se pjesa më e madhe e tyre kanë veshur për herë të parë fanellën kuqezi në këtë ndeshje.

Ditën e enjte, më 4 maj do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera për vendin e parë dhe vendin e tretë, ku Shqipëria U-15 do të luajë me humbësen e ndeshjes tjetër të turneut që do të luhet mes ekipit më të mirë të Sarajevës dhe ekipit më të mirë të Beogradit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img