Friday, October 17, 2025

Kombëtarja U-17 humb edhe miqësoren e dytë ndaj Sllovenisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri U17-Slloveni U17, 0-3(Shënues: Koren Tian Nai 52’, Matjasec Miha 84’, Koren Tian Nai 86’)

Formacioni i Shqipërisë U17: Uruçi, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Mali, Uldedaj, Ymeri. Trajneri Fatjon Tafaj

Kombëtarja shqiptare U-17 luajti sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Sllovenisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Pas humbjen në miqësoren e parë me rezultatin 3-1, kuqezinjtë tanë u mposhtën edhe në miqësoren e dytë, këtë radhë me rezultatin 0-3

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Uruci, Mezani, Varesis, Pierro, Marku, Vata, Qosja, Allasufi, Mali, Uldedaj, Ymeri. Golin e parë të ndeshjes e shënoi Koren Tian Nai në minutën e 52-të.

Në fund të sfidës, Sllovenia realizoi edhe dy gola të tjerë. Matjasec Miha e çoi rezultatin në 2-0 në minutën e 84-t, ndërsa Koren Tian Nai shënoi golin e tretë dy minuta më vonë, duke vulosur fitoren 0-3.

Dy miqësoret ndaj Sllovenisë U-17 u zhvilluan në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Kampionatit Europian U-17.

Shqipëria bën pjesë në Grupin 8, së bashku me Kroacinë, Holandën dhe Kazakistanin. Ndeshjet do të luhen më 11, 14 dhe 17 nëntor.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img