Saturday, November 23, 2024

Kombëtarja U-17 publikon listën për miqësoret me Azerbajxhanin. Pjesë e saj edhe shkodranët Amir Kthupi, Alen Vukaj, Gabriel Kulla, Aurel Prendi

Lexo

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Azerbajxhanit në datat 17 dhe 19 qershor në stadiumin “Egnatia Arena”, në orën 18:00.

Në këto dy ndeshje miqësore Kombëtarja U-17 do të drejtohet nga trajneri i Shqipërisë U-19, Julian Ahmataj, i cili ka bërë publike edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të thirrur për dy miqësoret me Azerbajxhanin. Pjesë e kësaj liste janë edhe futbollistët shkodranë që luajnë për Vllazninë si dhe në futbollin italian: Amir Kthupi, Alen Vukaj, Gabriel Kulla, Aurel Prendi.

Dhjetë futbollistë vijnë nga klubet e kampionatin shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen në kampionatat e huaja, me ekipe si Ternana, Olympiacos, Genoa, Torino, Reggiana, Juventus, Inter dhe Sasso Marconi. Kombëtarja shqiptare U-17 do të nisë grumbullimin të premten në Durrës, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë edhe seancat stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore me Azerbajxhanin.

Ndeshjet miqësore me Azerbajxhanin U-17 do të shërbejnë për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, për t’u përgatitur sa më mirë për raundin e parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

Shqipëri-Azerbajxhan

17 qershor, 18:00 | “Egnatia Arena”

Shqipëri-Azerbajxhan

19 qershor, 18:00 | “Egnatia Arena”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img