Kombëtarja shqiptare U-17 do të zhvillojë një grumbullim 4-ditor me elementët më të spikatur të vitlindjes 2006, të cilët aktivizohen në kampionatin shqiptar dhe në klube të huaja.
Grumbullimi do të nisë më 7 mars dhe do të zgjasë deri në 10 mars, ndërsa të ftuar janë 23 lojtarë. Në listën e përpiluar nga trajneri Ervin Bulku ka lojtarë që aktivizohen në Itali, Angli, Gjermani, Greqi, Belgjikë dhe Holandë.
Ekipi do të akomodohet në Tiranë dhe seancat stërvitore do të zhvillohen në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në kompleksin “Skënder Halili”. Përveç seancave stërvitore përfaqësuesja U-17 pritet të zhvillojë edhe ndeshje kontrolli dhe miqësore.
Gjatë këtij viti kuqezinjtë e kësaj grup-moshe kanë zhvilluar disa seleksionime dhe miqësore, por këtë herë grupi do të jetë më i plotë dhe stafi teknik do të ketë në dispozicion edhe lojtarët që aktivizohen nga jashtë. Tekniku Bulku vazhdon me programin për konsolidimin e mëtejshëm të ekipit në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet zyrtare.
Më poshtë edhe lista me emrat e 23 lojtarëve të ftuar për këtë grumbullim të Kombëtares U-17