Wednesday, October 30, 2024

Kombëtarja U-17 zyrtarizon dy ndeshje miqësore në muajin shtator

Lexo

Krahas Kombëtares A, Shqipërisë U-21 dhe U-19, edhe Kombëtarja U-17 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në muajin shtator. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ardi Behari do të masin forcat me bashkëmoshatarët e përfaqësueses së Maltës. Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat përkatëse kanë rënë dakord për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve në datat 18 dhe 20 shtator në vendin tonë.

Të dyja sfidat do të luhen në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Ndeshja e parë e kuqezinjve, që është programuar të zhvillohet më 18 shtator do të nisë në ora 16:00, teksa edhe përballja e dytë mes kuqezinjve dhe maltezëve, që do të zhvillohet dy ditë më pas në vendin tonë, është planifikuar të nisë në ora 16:00.

Këto dy sfida janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17, që drejtohet nga trajneri Ardi Behari, i cili do të testojë dhe do t’u japë mundësi lojtarëve që do të thërrasë të tregojnë cilësitë e tyre, për të vendosur më tej për grupin e futbollistëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2023/2024 për këtë grupmoshë.

Kombëtarja shqiptare është shortuar në Grupin 5 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi me ndeshjet që do të luhen më 15, 18 dhe 21 nëntor 2023 në Portugali.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img