Sunday, November 24, 2024

Kombëtarja U-19/ Kuqezinjtë, dy miqësore me Malin të Zi. Tekniku Cungu publikon listën e lojtarëve të grumbulluar

Lexo

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri shqiptar Armando Cungu do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Malit të Zi, në kuadër të përgatitjeve që ekipi ynë do të zhvillojë përpara eliminatoreve të Kampionatit Europian, me ndeshjet që do të zhvillohen në muajin nëntor në Shqipëri, ku kuqezinjtë janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se dy federatat respektive kanë rënë dakord që të dyja ndeshjet të zhvillohen në Malin e Zi. Ndeshja e parë do të luhet më 8 tetor, me sfidën që është caktuar të nisë në ora 16:00, në Podgoricë ndërsa përballja e dytë do të zhvillohet më 11 tetor po në ora 16:00, në Podgoricë. Skuadra shqiptare do të udhëtojë ditën e hënë drejt shtetit fqinj dhe nga dita e martë do të nisë stërvitjet për këto dy miqësore.

Në prag të këtyre sfidave, trajneri Armando Cungu ka bërë publike ditën e sotme listën me 22 emrat e lojtarëve të grumbulluar, ku 15 lojtarë aktivizohen me klube të huaja, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me skuadra të kampionatit shqiptar dhe janë testuar herë pas here nga stafi teknik i ekipit Kombëtar U-19 në seleksionimet dhe miqësoret që janë zhvilluar gjatë këtij viti.

Më poshtë edhe lista e lojtarëve që janë ftuar të marrin pjesë në këto dy miqësore:

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img