Friday, October 17, 2025

Kombëtarja U-21 mbyll përgatitjet për miqësoren ndaj San Marinos, ndeshja luhet nesër në “Air Albania”

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja U-21 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen miqësore ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.

Skuadra zhvilloi stërvitjen e fundit nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi dhe të gjithë lojtarët janë në gjendje të mirë fizike, pa asnjë problem.

Kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi trajneri dhe stafi teknik do të kenë mundësi të shohin nga afër gjendjen e skuadrës dhe t’u japin më shumë hapësirë lojtarëve që nuk kanë pasur shumë minuta me Kombëtaren.

Ndeshja do të luhet në “Air Albania” dhe për tifozët hyrja do të jetë falas.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img