Sunday, November 24, 2024

Kombëtarja U-21/ Sërish ndryshime në listë, Muçi ribashkohet me ekipin Bushit

Lexo

Shqipëria U-21 po vazhdon përgatitjet intensive në prag të sfidave të rëndësishme që do të luajë në transfertë ndaj Sllovenisë më 12 nëntor dhe Kosovës më 16 nëntor.

Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka zhvilluar ditën e sotme edhe stërvitjen e fundit përpara nisjes në Slloveni, ku do të luajë edhe ndeshjen e parë ditën e shtunë.

Departementi i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupit të kuqezinjve i është ribashkuar futbollisti i Legias së Varshavës, Ernest Muçi, i cili kaloi ditën e hënë në grumbullimin e Kombëtares A. Pas dëmtimit të Tedi Carës, stafi kuqezi vendosi të thërriste sërish në ekip sulmuesin Muçi, pas diskutimit me stafin e Kombëtares A.

Kështu, Ernest Muçi ka qenë pjesë e stërvitjes së pasdites dhe do të jetë një ndihmë për dy ndeshjet e rëndësishme në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian që Shpresat do të luajnë kundër Sllovenisë dhe Kosovës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img