Thursday, November 21, 2024

Kombëtarja U17-Dy miqësoret ndaj Polonisë/ Trajneri Andrea Tedesco fton 23 lojtarë, grumbullimi nis të hënën

Lexo

Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, Kombëtarja do të zbresë në fushë për dy ndeshjet miqësore të nëntorit ndaj Polonisë.

Grumbullimi zyrtar i Shqipërisë U-17 do të nisë të hënën, ndërsa trajneri Andrea Tedesco ka bërë publike listën me emrat e 23 lojtarëve të ftuar.

6-të lojtarë vijnë nga kampionati shqiptar, ndërsa pjesa tjetër aktivizohen me klube të huaja si Juventus, Olympiacos, Torino, RË Essen, Utsiktens, Genoa, Paok, Stuttgart, Inter, SV Heimstetten, Sassuolo dhe U.E Sant Andreu.

Dy miqësoret ndaj Polonisë do të luhen në Tiranë më 15 dhe 18 nëntor në “Shtëpinë e Futbollit”. Ndeshja e parë do të luhet më 15 nëntor në ora 14:00, ndërsa takimi i dytë Shqipëri – Poloni do të luhet tre ditë më pas në orën 10:00.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img