Në konferencën për shtyp të dhënë një ditë përpara ndeshjes, Kstrioti-Vllaznia që lhet të dilen në stadiumin e Kamzës duke filluar nga ora 13.00, duke folur për ndeshjen,tekniku i krutanëve, Ramadan Ndreu, ka vlerësuar maksimalisht Vllanzinë, por ndërkohë ka bërë të ditur se janë përgatitur fort për të marrë pikët maksimale.
“Kemi punuar gjithë javën dhe jemi në ritmin e duhur, ndaj besoj që do të marrim pikët nëse do të jemi pragmatistë. Ua kam bërë të ditur lojtarëve që është ndeshja më e vështirë e kampionatit, pasi Vllaznia duket sikur është në kopals, por është një skuadër që ka luajtur shumë mirë futboll dhe ka çaluar vetëm për shkak të presionit. Unë vlerësoj shumë kundërshtarin që na pret të dielën. Dhe mund ta fitojmë këtë përballje vetëm nëse japim maksimumin në fushën e lojës. Unë nuk ankohem për mungesat në përgjithësi, por një armë më shumë për Kastriotin në këtë ndeshje, është pikërisht fakti që kemi në dispozicion të gjithë futbollistët.”, u shprehë trajneri I Kastriotit, Ramadan Ndreu.