Friday, November 22, 2024

(Konferenca) Prononcimet e trajnerëve Brdariç dhe Daja pas ndeshjes, Vllaznia-Partizani 0-0

Lexo

Tomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):

“Në lojë u futëm për të fituar. Në pjesën e parë hasëm vështirësi, për shkak edhe të erës. Në pjesën e dytë u favorizuam më tepër dhe mundëm të futeshim në lojë. Besoj te lojtarët tonë, dhe i japim mundësi. Ndaj Partizanit është e vështirë, patëm disa raste, por jo të gjitha rastet mund të shënohen. Gjithsesi të vazhdojmë përpara. Nuk jam dakord që Partizani luajti më mirë në pjesën e parë, kishte në favor erën, ndërkohë që pjesa e dytë ishte e barabartë, pa shumë raste shënimi. Gurishta është lojtarë i mirë për ne, nuk luajti as Imami, por dua të flas për lojtarët që ishin në lojë, ata bënë detyrën e vetë”, theksoi trajneri kuqeblu, Tomas Brdariç në konfrencën për shtyp të dhënë menjëherë pas ndeshjes, Vllaznia-Partizani që u mbyll 0-0.

Ilir Daja(Trajner i Partizanit):

“Kishim ardhur në Shkodër, për të respektuar kundërshtarët në maksimum. Në pjesën e parë e kontrolluam lojën, duhet t’i kishim shfrytëzuar situata. Ndikoi era e fortë, në ndërtimin e aksioneve, qoftë për ne, qoftë për Vllazninë. Në pjesën e dytë, e ulëm pak ritmin, por jo kontrollin e topit. Nuk ishim të fortë në mbështetjen e zonës së golit. Mora vesh që Teuta ka kaluar në vendin e parë, ka 13 barazime. Ky kampionat, më të gjitha problematikat që ka pasur, shumë ekipe kanë barazime, si në asnjë kampionat tjetër. Nuk luajtëm për barazim sot, por në fund fare përballë kishim Shkodrën, që është me meritë aty ku është. Nuk janë vetëm lojtarët e sulmit, që bëjnë lojën e sulmit, duhet të vijnë në mbështetje edhe mesfushorët. Duhet të shtyheshin edhe Bardhi me Muratajn, nuk e bënë me maksimumin e duhur, por jam i kënaqur, se bënë një ndeshje të mirë. Duhet riparuar pasi i fundit. Edhe Çinari, edhe Asani, Melo, Zhunior, Kardozo, Cara, janë lojtarë krahu. Lëvizjet për të hapur zonat, i kanë të vështira. Kanë luajtur në përgjithësi në linjat anësore, nuk është e thjeshtë të përshtaten në qendrën e sulmit. Nëse do të kishim një qendërsulmues natyral, mund të bënte më mirë. Kemi përdorur të gjithë potencialin që kemi pasur në sulm. Futëm në lojë plot 8 sulmuesë. Por nuk e kemi atë sulmuesin tipik.”, përfundoi në konferencën për shtyp tekniku i të kuqve, Ilir Daja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img