Erdhi nga stoli dhe asistoi për Kristjan Asllanin që shënoi golin e fitores përballë Andorrës. Bëhet fjalë për Myrto Uzunin, që gjithmonë është i gatshëm të japë maksimumin, pavarësisht se në çfarë pozicioni luan në repartin e sulmit, apo sa minuta ka në dispozicion.
“Punojmë shumë në stërvitje, i di cilësitë e Asllanit. Ishte një aksion shumë i bukur, e prisja atë lëvizje, atë hapësirë që u krijua për Kristjanin, i cili shëno një gol shumë të rëndësishëm”.
“Jemi të kënaqur me këto tri pikë, që gëzojnë të gjithë shqiptarët, e kemi pritur këtë moment. Ndeshja me Serbinë? Ishte tjetër emocion, e dinim se çfarë na priste. Andorra është skuadër e vogël, ul ritmin, krijon vonesa. Por mendoj se ishin të merituara këto tri pikë”.



