Saturday, January 10, 2026

Kristi Qarri e mbyll me Vllazninë. Mesazhi falenderues për dy trajnerët Paulin Ndoja dhe Ideal Lekiqi që e formuan si portjer, dhe presidentin kuqeblu Alban Xhaferi për mbështetjen. Ofertat, brenda dhe jashtë vendit zyrtarizohen në janar

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kristi Qarri, portjeri që u rrit në familjen kuqeblu ku edhe fitoi trofe kombëtar, e ka mbyllur zyrtarisht me Vllaznisë. Në një farë mënyre, të mbyllur e kishte që me fillimin e sezonit të ri futbollistik, kur me ardhjen e trajnerit Edi Martini, ai humbi vendin e titullarit, por që gjithësesi, deri më sot që ai shkëputi zyrtarit marrëdhëniet me Vllazninë, ka vijuar të jetë pjesë e kuqebluve, jo vetem me kontratë dhe i paguar nga klubi, por duke u stërvitor me ekipin Vllaznia B.

 

 

Ndërkohë, sot, pasi ka takuar skuadrën dhe drejtuesit e klubit, ai përcjellë zyrtarisht mesazhin falenderues për familjen e madhe kuqeblu, me të cilën u rrit, dukë u ndalur konkretisht tek dy njerëzit më të rëndësishëm, siç theksoi ai, ato që kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin tim profesional si portier. I pari është Paulin Ndoja, shpirti i tij pushoftë në paqe, i cili më mori që i vogël dhe më mësoi hapat e parë në karrierën time. Më pas, falënderimi shkon për Ideal Lekiqin, i cili nuk ishte thjesht trajneri im, por edhe shoku dhe këshilltari im, ndërkohë që i është mirënjohës edhe presidentit Alban Xhaferi për mbështetjen e dhënë.

Mesazhi i plotë i portjerit Kristi Qarri

Të nderuar sportdashës dhe përfaqësues të opinionit sportiv,

Sot dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im me KF Vllaznia përfundon këtu. Pas shumë vitesh të kaluara së bashku, kam marrë vendimin të nis një kapitull të ri në karrierën time.

Ky klub ka qenë shtëpia ime që nga fëmijëria dhe vendi ku jam rritur si lojtar dhe si njeri. Gjatë këtij rrugëtimi kam përjetuar emocione të mëdha, por edhe një nga sfidat më të vështira të karrierës sime: një dëmtim i rëndë që më la jashtë fushës për një periudhë të gjatë dhe kërkoi shumë kohë rikuperimi. Sot, fatmirësisht, jam shumë mirë si nga ana fizike, ashtu edhe nga ana psikologjike.

Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës dhe karrierës sime. Një falënderim i veçantë shkon për dy njerëzit më të rëndësishëm që kanë pasur ndikim të madh në zhvillimin tim profesional si portier. I pari është Paulin Ndoja, shpirti i tij pushoftë në paqe, i cili më mori që i vogël dhe më mësoi hapat e parë në karrierën time. Më pas, falënderimi shkon për Ideal Lekiqin, i cili nuk ishte thjesht trajneri im, por edhe shoku dhe këshilltari im.

Falënderoj çdo trajner, nga grupmoshat deri te ekipi i parë, të cilët kanë qenë një ndihmë e madhe për mua. Në veçanti dua të përmend Luan Zmijanin, me të cilin kemi kaluar momente të paharrueshme, kemi fituar trofe dhe kemi marrë pjesë dy herë në UEFA Youth League.

Falënderim i veçantë shkon për shokët e ekipit – ishte një nder i madh të luaja me ju dhe të ndaja si gëzimet, ashtu edhe mërzitjet. Falënderoj gjithashtu presidentin Alban Xhaferi, të cilit i uroj suksese në vazhdim.

Falënderimi më i rëndësishëm shkon për ata që më kanë nderuar dhe respektuar gjatë këtyre 15 viteve qe kur isha ne akademi deri tani: Vllaznit Ultras dhe çdo shkodran që më ka mbështetur. Ju uroj vetëm të mira dhe gëzime në jetë dhe në familjet tuaja.

FALEMINDERIT

Pas këtij mesazhi publik falenderues për familjen kuqeblu dhe vendimit zyrtar për ta mbyllur me Vllazninë, në drejtim të telefonit të Kristi Qarrit, nuk kanë munguar kërkesat nga brenda dhe jashtë vendit për ta bërë atë pjesë të ekipeve të ndryshme, por që destinacioni i ri zyrtar i Qarrit, pritet të mësohet me hapjen e merkatos dimësore, gjatë ditëve të para të janarit 2026.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img