Besëlidhja vazhdon punën në përgatitjen e skuadrës për nisjen e sezonit të ri sportiv që është në prag. Të zyrtarizuar pak ditë më parë, pjesëtarët e stafit teknik: Drejtori Sportiv Renato Malota, trajneri Elvis Plori, së bashku me Presidentin Pjerin Fusha, u pritën në një takim miqësor nga kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, në zyrën e tij. Më pas, të gjithë së bashku u zhvendosën në fushën e stërvitjes, ku e njëjta gjë u bë edhe me pjesëtarët e skuadrës lezhjane.
Sot, në një takim miqësor, u prezantua zyrtarisht Pjerin Fusha si president i ekipit të futbollit “Besëlidhja”. Falenderoj mikun tim Pjerin Fusha për marrjen përsipër të këtij angazhimi, që i jep klubit tonë një energji të re dhe një vizion të qartë për të ardhmen.
Në bashkëpunim me trajnerin Elvis Plori dhe lezhjanin Renato Malota, tashmë drejtor teknik i ekipit, jemi të bindur se do ta çojmë Besëlidhjen aty ku e meriton, në vendin që i takon.
Një mbështetje e veçantë për të gjithë djemtë e ekipit, që me pasion e përkushtim do ta qojnë ekipin e Besëlidhjes aty ku i ka hije, ne Superligë.
Bashkia Lezhë do të jetë gjithmonë pranë ekipit tyre, sepse vetem së bashku do të arrijmë suksese të mëdha.
#Besëlidhja #Lezhë #BashkëPërSportin”, shkruan kreu i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu.