Kryebashkiaku shkodran Benet Beci, uron dy kapitenët e Vllaznisë së futbollit meshkuj dhe femra, Bekim Balaj dhe Ezmiralda Franja për trofetë e fituara në Mbrëmjen Gala të FSHF-së “Topi i Artë” 2024

“Mbrëmja e sotme ka qenë e mbushur me emocione kuqeblu për futbollin. Tre çmime për kapitenin e Vllaznisë, Bekim Balaj:

“Topi i Artë”, “Këpuca e Artë” dhe “Formacioni i Vitit 2024”!

Një vlerësim i merituar për simbolin e Vllaznisë, i cili edhe këtë sezon po na dhuron emocione të jashtëzakonshme me objektivin e qartë për ta çuar Vllazninë në krye të Kampionatit Shqiptar.

Gjithashtu kapitenia e Vllaznisë së femrave, Ezmiralda Franja është shpallur sonte fituese e çmimit prestigjioz “Topi i Artë 2024”. Një trofe mëse i merituar për të dhe ekipin kuqeblu, për sukseset e jashtëzakonshme që vazhdon të arrijë vit pas viti.

Suksese, Bekim Balaj!

Suksese, Ezmerilda Franja!”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër Benet Beci në postimin e tij zyrtar.

#forcavllaznia

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu