Sunday, November 24, 2024

“Kukës Arena”, e nis me barazim. Kukësi-Laçi 0-0, Kryeministri Rama në stadium

Lexo

Stadiumi “Kukës Arena”, investimi më i ri në insfrastrukturën e futbollit shqiptar, e ka nisur me barazim. 0 me 0 ka përfunduar sfida e mirëpritur, Kukësi-Laçi, takim ky i luajtur mbrëmjen e sotme në qytetin verilindor në kuadrin e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”.

Një ndeshje kjo e luajtur përmes një atmosferë festive që kishte përfshirë qytetin e Kukësit, në një ditë kur është përuruar stadiumi i ri “Kukës Arena”.  Në këtë moment festiv në qytetin verilindor ka qënë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama, që e ka cilësuar si një moment të ndryshimit të jetës së qytetit.  Në të njëjtën linjë edhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ndërkohë që nuk ka munguar komenti nga Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici si dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Kryeministri Rama: “Impiantet e reja moderne me të gjitha kushte optimale e ndryshojnë edhe përmbajtjen e ndjekësve të ndeshjeve. Shikon vajza, shikon familje që janë së bashkë me djem e burra që janë ndjekës të zakonshëm futbolli dhe ndjen frymëmarrjen shumë më paqësore dhe shumë më sociale të stadiumit. Nga ana tjetër nuk diskutohet që ky është një moment i bukur pasi mbaron një punë që pati vështirësitë e veta për shkak të pandemisë, të gjithë problematikave që janë shfaqur së fundmi me industrinë e ndërtimit, për shkak të rritjes së çmimeve, etje, etje”.

“Por nga ana tjetër kjo mbaroi tani, ne duhet të shohim për më tutje dhe më shumë. Ky vit shënon një kulm do të thosha për aktivitetin sportive në vendin tonë, pasi për herë të parë në histori, do të mirëpresim një finale europiane të futbollit në “Air Albania”. Diçka e paimagjinueshme deri para disa vitesh kur ekipi kombëtar ishte i detyruar të emigronte për të luajtur ndeshjet e shpisë pasi nuk kishte një ship të vetën. U bë realitet për ekipin kombëtar, për kampionatin dhe tani është realitet për futbollin europian”.

Ministrja Kushi: “Ta gëzojmë të gjithë së bashku stadiumin e Kukësit, një stadium me standarte, ashtu siç e meriton populli kuksian, po ashtu siç e meriton dhe ekipi i Kukësit, që i ka dhënë tonin futbollit shqiptar dhe që më në fund vjen e luan në shtëpinë e tij”.

Kryebashkiaku Gjici: “Pas 92 vitesh sot ekipi i Kukësit ka një shtëpi të re futbolli dhe luan me drita. Pra, për 92 vite këtu nuk ka patur as stadium, as të luash një ndeshje me drita, kështu që jemi mirënjohës dhe falenderues si kuksianë edhe qeverisë dhe Kryeministrit Rama, por dhe FSHF-së për gjithçka që është bërë në këtë impiant, tashmë me të gjitha standartet”.

Presidenti i FSHF, Duka: “Po të kemi shumë pak memorie, vetëm 8 vite më parë Shqipëria vuante për një impiant për ndeshje ndërkombëtare, sot kemi plot katër me të sotmin, falë një bashkëpunimi shumë të mirë të federatës me qeverinë. Unë do të doja të falënderoja sinqerisht kryeministrin për mbështetjen dhe ministren për mbështetjen, me fonde dhe gjithçka për ndërtimin e këtij stadiumi. Në të njëjtën kohë do të doja të falenderoja shumë, kryetarin e bashkisë, presidentin e futbollit të Kukësit, që në një farë mënyrë e ka merituar që të vijë ky investim në Kukës”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img