Tuesday, November 26, 2024

Kukësi mposht 4 me 0 Kastriotin dhe kap përkohësisht vendin e dytë

Lexo

4 me 0 në favor të Kukësit ka përfunduar ndeshja e luajtur pasditen e sotme për llogari të javës 20-të të Abissnet Superiore. Me këtë fitore Kukësi shkon në kuptën e 37 pikë duke marrë përkohësisht vendin e dytë në renditje me pikë të barabarta me Laçin, i cili luan nesër.

Përballë verilindorëve ishte Kastrioti, i cili për hirë të së vertetes në ndeshjet pas ndërrimit të viteve ka bërë mjaft mirë në fushën e lojës. Nga një skuadër ndoshta e deklaruar e larguar nga Superiorja përpara kohe, ardhja në krye të ekipit e ish futbollistit të kësaj skuadre Çela transformoi gjithçka, ku me pikët e marra rihapi luftën për mbijetese.

Por, mesa u pa në fushën e lojës, tekniku Diogo Longo I kishte marrë mirë masat që skuadra e tij t’ia dilte mbarë. Dhe, kjo u pa në shënimin katër golave në portën krutane, ku llogaritë e takimit u hapën në minutën e 39′ me Filip Gligorov, i cili mjaft bukur ka goditur portën dhe falë devijimit të Abaz Karakaçit topi përfundoi në fundin e rrjetës. Për golin e dytë ka menduar Gjelbim Taipi, i cili arriti të  shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, ku këtë të fundit e fitoi Vitor Feizhao pas shtyrjes brenda zonës nga Lukman Husein.

Një super gol duhet konsideruar ai i treti me autor Edi Basha, I cili goditi mjeshtrisht një top diagonal, ps një asisi të marrë nga Gjelbrim Taipi. Në kohën shtesë ka vend edhe për një gol tjetër për llogari të Kukësit, me autor Kreshnik Bahtiri që shënon në minutën e 902-të duke fiksuar rezultatin përfundimtar 4-0.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img