Friday, October 18, 2024

Kukësi nesër mysafir në Shkodër, trajneri Skënder Gega kërkon tre pikë në “Loro Boriçi”

Lexo

Atë që nuk e bëri në javën e parë të kampionatit kur barazoi 1-1 në “Kukës Arena”, trajneri Skënder gega kërkon ta bëjë në Shkodër ku është mysafir nesër mbrëma. Në prononcimin e dhënë në këtë pragndeshje, ndër të tjera, njëshi i pankinës kuksiane, mendon se skuadra e tij duhet të shfrytëzojë edhe momentin jot ë mirë psikologjik që po kalon Vllaznia.

“Është e vërtetë që vuajtëm në dy aspektet e lojës, u munduam që të jemi kompakt. Në fakt Tirana na vuri në vështirësi dhe kishte mundësi që ndeshja të shkonte ndryshe, por 1 pikë kundër ekipit kampion na kënaq. Do mundohemi të korigjohemi në gabimet tona. Jemi përgatitur shumë për Vllazninë , siç është një javë nuk është java tjetër dhe ju garantoj që as Vllaznia nuk është ajo që u shfaq me Erzenin. Ka një potencial dhe tifozeri shumë të mirë, do të eleminojmë sa më pak gabimet, dhe të shfrytëzojmë formen e dobët të kundërshtarit.”, tha fillimisht gega.

Në “Loro Boriçi”, Skënder Gegës do t’i mungojë një ndër më të mirët e formacionit. Daci, pikërisht ai që shënoi ndaj bardhebluve në Kukës, vuan skualifikimin prej të kuqit të marrë në javën e parë. “Çuditërisht fola para ndeshjes që nuk duhet të marrim kartona që na dëmtojnë. Por mosha e re dhe emocionet e ngatërrojnë pak atë pjesën për të bërë “fair play”, tha Gega.

I pyetur merkaton, e cila është në ditët e fundit të mbylljes së saj, Gega, tha:”Besoj që nuk ka sekrete po mundohemi jemi në kontakt me dy lojtarë, por dhe keto që janë do përpiqemi shume t’u japim kofidencën dhe besimin e plotë. Është qështje e klubit pasi është një ndërmarrje por nqs vjen një lojtar që bën diferencën është i mirëpritur”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img