Përballja e orës 16:45 të ditës së sotme në mes Kukësit dhe Vllaznisë, takim që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” është një duel që vlen direkt për vendin e tretë. Kjo, pasi të dyja skuadrat ndajnë vendin e tretë dhe të katërt me pikë të barabarta.
Ajo që spikat në këtë ndeshje ka të bëjë me mungesa e titullarëve në të dy kampet respektive. Sipas deklarimit të vetë stafeve përkatëse, një gjë të tillë më shumë e vuan Vllaznia, të cilës do t’i mungojnë 5 futbollistë titullarë. Ato janë Gurishta, Jonuzi, Adili, Viktor Da Silva, Ardit Hoxhaj. Ndërkohë, nga kampin kuksian, përpos Shqiprim Taipit që figuron me mungesë të sigurtë, në dyshim janë edhe Ndrecaj me Shkurtajn.
Në të tilla kushte, dy trajnerët kundërshtarë kanë projektuar formacionet përkatëse, që gjithësesi nuk janë zyrtare, pasi deri në startin e takimit mund të ketë të tjera modifikime.
Vllaznia: Zogoviç, Fangaj, Diagne, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Heriç, Mustedanagic, Latifi, Kruja, Aralica. Trajnerë: Thomas Brdariç
Kukësi: Tafas, Gligorov, Pëllumbi, Lulaj, Musta (Ndreca), De Lucas, Gj. Taipi, Milunoviç, Basa, Feijao, Puntus (Shkurtaj). Trajner: Diego Longo