Kukësi-Vllaznia, është një nga tre çiftet e javës së 24-të që do të luhen sot. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16:45, Ndërkohë, nga ana e klubit verilindor të Kukësit që është pritës në këtë sfidë janë publikuar çmimet e biletave, ku sipas tribunave përkatëse variojnë nga 300 lekë deri në 1500 lekë.Sipas njoftimit në fjalë, për tifozërinë shkodrane është rezervuar tribuna (G3) ku çmimi kushton 300 lekë.
“Biletat e ndeshjes Kukësi – Vllaznia mund t’i blini në biletarinë e stadiumit “Elbasan Arena”. Tifozeria jonë do të qëndrojë në tribunat VIP ku bileta kushton 1500 lekë, në tribunën përballë me çmim 500 lekë dhe në tribunën C1 me çmim 300 lekë. Tifozeria mike do të qëndrojë në tribunën e dedikuar (G3) ku çmimi kushton 300 lekë.”, thuhet në njoftimin zyrtar që FK Kukësi ka shpërndarë për publikun.