Saturday, January 17, 2026

KUPA E IKONAVE “FETI DIZDARI”-Më 11 Tetor 2025, Shoqata Sportive e Atletikës “Vllaznia”, organizon aktivitetin, në nderim të një prej figurave të shquara të atletikës shkodrane dhe shqiptare

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shoqata Sportive e Atletikës “Vllaznia”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Federatën Shqiptare të Atletikës, në kuadër të “Shkodra – Qyteti Europian i Sportit 2025” , organizon më datë 11 Tetor 2025 aktivitetin,”Kupa e Ikonave – Feti Dizdari”, në nderim të një prej figurave të shquara të atletikës shkodrane dhe shqiptare.

Ky është një aktivitet i hapur për pjesëmarrje dhe ftohen të marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe më gjerë. Eventi do të zhvillohet në Shkodër, pranë stadiumit “Loro Boriçi”, në zonën ku ndodhet edhe rruga që mban emrin “Feti Dizdari”.

Feti Dizdari është një nga figurat më emblematike të sportit shqiptar. I lindur më 16 tetor 1913 në Shkodër, ai ishte kampion i shumëfishtë kombëtar në distancat 200, 400 dhe 800 metra dhe përfaqësues i Shqipërisë në Ballkaniada të ndryshme, përfshirë ato në Stamboll, Beograd dhe Tiranë. Karriera e tij si sportist dhe më vonë si trajner ka lënë gjurmë të thella në historinë e atletikës shqiptare.

Ndonëse përballoi vështirësi të shumta politike dhe burgosje të padrejta, ai rikthehet në sport dhe, përmes punës së palodhur, themelon një ndër ekipet më të suksesshme të atletikës për femra në Shqipëri. Nën drejtimin e tij, ekipi i femrave të Vllaznisë shpallet 15 vjet rresht kampion i vendit.

Nxënësit dhe Kampionët e tij

Feti Dizdari ka formuar breza atletësh të shquar si:
• Femra: S. Keraj, Adile Dani, Myzejen Duli, Shaqe Nika, M. Meta, L. Ndoja, Luke Zefi, S. Krepi, N. Bilali, Sh. Osmani
• Meshkuj: Ruzhdi Piraniqi, Dh. Banushi, Hivzi Kotrri, Rasim Kraja etj.

Ai njihej për përkushtimin ndaj edukimit fizik, por edhe për karakterin e tij fisnik dhe njerëzor. Shkodranët, edhe në periudhën e diktaturës, e thërrisnin me respekt “Zotni Feti”, një titull që flet shumë për vlerësimin që ka gëzuar në komunitet.

Vlerësime dhe Nderime
• Trajner Republike, 1973
• Urdhri “Naim Frashëri”, Klasa I, 1993
• Mësues i Popullit, 1993
• Qytetar Nderi i Shkodrës, 1999
• Trajneri më i mirë i shekullit, 1999
• Nderi i Sportit Shkodran, 2005
• Nderi i Kombit, 2022
• Një rrugë në Shkodër mban emrin “Feti Dizdari”
Burime dhe Referenca për Figurën e Feti Dizdarit
• Dokumentari: “Visare të Sportit Shqiptar” – Autor: Ismet Bellova, Luka Heqimi
• Libri: “Ballkaniada e vitit 1946” – Besnik Dizdari

Ju mirëpresim në Shkodër, në datën 11 tetor 2025, për të nderuar një figurë të paharrueshme dhe për të promovuar vlerat e atletikës shqiptare në frymën e sportivitetit dhe bashkëpunimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img