Monday, February 9, 2026

Kupa e Kampionit 5×5, Zona Rajonale Tiranë/ Përfundojnë gjysmëfinalet, përcaktohet finalja

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kupa e Kampionit në futbollin amator 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë ka hyrë në fazën përmbyllëse, pas zhvillimit të ndeshjeve gjysmëfinale, të cilat kanë përcaktuar edhe dy skuadrat finaliste.

Në gjysmëfinalen e parë, Dymbëdhjeta 5×5 arriti një fitore të rëndësishme ndaj Beautiful Albania me rezultatin 3-1, duke siguruar kualifikimin në finalen e madhe. Në përballjen tjetër gjysmëfinale, ATS 5×5 dominoi ndaj Julton 5×5, duke fituar thellë 5-0 dhe prerë biletën për finalen.

Pas këtyre rezultateve, finalja e Kupës së Kampionit 5×5 në Zonën Rajonale Tiranë do të luhet mes ATS 5×5 dhe Dymbëdhjeta 5×5. Ndeshja finale është programuar më 16 shkurt 2026, në orën 21:00, në Kompleksin Koldashi.

Rezultatet e gjysmëfinaleve:

Dymbëdhjeta 5×5 vs Beautiful Albania 3-1
ATS 5×5 vs Julton 5×5 5-0

Finalja:

ATS 5×5 vs Dymbëdhjeta 5×5
16.02.2026, ora 21:00, Kompleksi Koldashi

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img