Thursday, September 19, 2024

Kuqezinjtë e Sylvinjos, gati për miqësoren e dytë me Azerbajxhanin

Lexo

Miqësorja e dytë për Kombëtaren do të jetë ndaj Azerbajxhanit më 7 qershor në orën 19:00, po në Hungari. Kuqezinjtë pasi mposhtën pastër Lihtenshtejnin me rezultatin 3-0, do të kërkojnë të bëjnë të njëjtën edhe ndaj azerëve.

Trajneri Silvinjo u shpreh pas ndeshjes se kishte marrë mesazhet e duhura nga lojtarët që luajtën dhe pret sinjalet e tjera nga grupi që do të luaj përballë Azerbajxhanit. Në këtë mënyrë pritet një formacion 80% ndryshe duke filluar që nga porta.

Strakosha pritet të zërë vendin e Berishës, ndërsa në mbrojtje rikthehen kapitenët Hysaj e Gjimshiti. Mihaj do të jetë mes tyre, ndërsa Mitaj pritet ta nisë sërish nga minuta e parë. Në mesfushë, Abrashi dhe Laçi marrin vendet e Gjasulës e Asllanit. Për pozitën e Bajramit do të jetë nëj balotazh mes Medon Berishës dhe Ernest Muçit.

Jasir Asani pritet ta nisë përsëri titullar për të fituar sa më shumë minuta para startit të Europianit duke qenë se ka 6 muaj pa luajtur. Taulant Seferi do të jetë nga krahu tjetër,ndërsa Mirlind Daku në qendër duke qenë se nuk luajti asnjë minutë ndaj Lihtenshtejn.

Shqipëria(4-2-3-1):Strakosha,Hysaj,Mihaj,Gjimshiti,Mitaj,Abrashi,Laçi,Seferi,M.Berisha(Muçi),Asani,Daku Trajner: Silvinjo.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img