Sunday, September 8, 2024

Kur “zihen dy vetë, fiton një i tretë”! Që do të thotë se mes Cungut dhe Martinit, presidenca kuqeblu zgjodhi Migen Memellin trajner të Vllaznisë

Lexo

Një fjalë e urtë popullore, thotë se  kur “zihen dy vetë, fiton një i tretë! Kështu duket se ka ndodhur edhe në rastin e përzgjedhjes së trajnerit të ri të Vllaznisë. Kishte ditë të tëra që lakoheshin emra të ndryshëm trajnerësh për të marrë drejtimin e Vllaznisë.

Ndonëse emrat e përfolur ishin të shumtë, dy prej tyre, Edi Martini dhe Armando Cungu konsideroheshin si dy më favoritët për të zënë vendin e lënë bosh në krye të kuqebluve pas largimit të trajnerit maqedonas, Goce Sedloski.

Që të dy emra potencial si ish futbollistë dhe po ashtu edhe si trajnerë. Nga sa thuhet, “peshorja” ka shkuar sa të njëri dhe tek tjetri. Duke qënë që të dy të shtëpisë, për Presidentin Alban Xhaferi dhe Drejtorin Sportiv, Elvis Plori, personat përgjegjës që kanë kompetencën për të vendosur, kanë qënë jo pak në vështirësi për t’i vënë gishtin njërit prej trajnerëve shkodranë.

Në këtë mënyrë, ndonëse më herët emrin i tij nuk është lakuar asnjëherë në media për një mundësi të tillë, drejtuesit kuqeblu kanë vendosur që drejtimin e Vllaznisë t’ia besojnë një të treti.

Bëhet fjalë për një emër të njohur si Migen Memelli, ish futbollist i Tiranës dhe kombëtares, si dhe trajner me disa skuadra të kampionatit shqiptar, ku së fundmi ka drejtuar Skënderbeun e Korçës në Superiore dhe në kategorinë e parë.

Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit kuqeblu kanë gjetur mesditen e sotme dakortësinë me Memellin, ndërkohë që zyrtarisht KF Vllaznia ka njoftuar se prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet pasditen e sotme në orën 18:00, në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img