Monday, December 8, 2025

Kursi i ri UEFA B për zonën e Tiranës nis më 30 mars 2026, FSHF hap regjistrimet

Lexo

- Reklamë -spot_img

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e radhës të kursit për trajnerë të nivelit UEFA B në qytetin e Tiranës, që do të nisë më 30 mars 2026.

Kursi për licencën UEFA B do të zhvillohet i ndarë në katër periudha, konkretisht:

  • 30 mars – 3 prill
  • 4-8 maj
  • 1-5 qershor
  • 22-26 qershor

Për t’u regjistruar në këtë kurs, të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin si më poshtë:

* Diploma e Shkollës së Mesme

* Licenca UEFA C – minimalisht aktive në 6 muajt e fundit (si trajner apo zv.trajner i një skuadre, me vërtetim përkatës) (Ky kriter nuk aplikohet për ish-lojtarët me mbi 7 vite eksperiencë profesionistë)

* Vërtetim për aktivitetin që ushtrojnë aktualisht (nga ekipi përkatës)

* Fotokopje e ID-së ose pasaportës

* Raport mjeko-ligjor

* Numër kontakti / CV

Drejtoria Teknike kërkon nga të gjithë të interesuarit që të dërgojnë në mënyrë elektronike dokumentacionin e kërkuar në adresën e emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al , si edhe me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë, ose të dorëzohen fizikisht pranë Sekretarisë në të njëjtën adresë.

Afati i fundit për paraqitjen e dokumentacionit është data 27.02.2026.

Aplikimet që mbërrijnë pas kësaj date nuk do të pranohen.

Për çdo informacion në lidhje me renditjen, aspektet logjistike dhe organizative të kursit, kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën e emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al .

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img