Rudi Piraniqi, trajneri i Klubit të Futbollit Shkodra, spikat, jo vetëm për përkushtimin e tij maksimal në proçesin stërvitor, ku duke qënë në një staf me babain e tij Taip Piraniqi kanë korrur një sërë suksesesh gjatë karrieres së tyre, por në të njëjtën kohë frekuenton sistematikisht të gjitha kurset e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Pasi është liçensuar në të gjitha nivelet e trajnerit të futbollit, deri tek ajo më e larta, UEFA PRO, Rudi Piraniqi ai ka përfunduar me sukses edhe liçensimet për trajner i përgatitjes atletike, drejtor sportive, etj.
Dhe, së fundmi, Rudi është pjesë e Kursit për Drejtor Akademie, organizuar nga FSHF për periudhën shtator, tetor, nentor, dhjetor.

Që prej ditës së djeshme, ai është pjesë e vizites që një grup i FSHF-së po kryen në Shkollën e Futbollit në Milano. Vizitë, aot do të kenë mundësi të takohen me Drejtorin Vincenzo Vergine – Responsabile del Settore Giovanile, Pergjegjesin e Area GoalKeeping, Pergjegjesin e Area Performance, si dhe atë të Area Analisys, për të vijuar edhe me stafin e ekipeve UNDER Area Psicologico. Në programin e hartuar janë edhe ndjekjet nga afër të seancave stervitore të Ekipeve te moshave si: U 17, U 16, U 15, U 13/12.
Vizita në Milan Academy, ka nisur që prej ditës së sotme të 26 nëntorit 2025 duke pasur në program nga ora 11:00 – 18:00 në Centro Sportivo ‘Vismara’ MAPS një program të ngjeshur teorik dhe praktik.
Trajnimi në Milano vijon edhe ditën e nesërme në Centro Sportivo VISMARA – Milano, ku nga ora 09:30 – 17:30, do të vijojnë të tjera tema teorike dhe praktike, të cilat pritet t’i shërbejnë Piraniqit dhe pjesëtarëve të tjerë të kursit për Drejtor Akademie, organizuar nga FSHF për t’i reflektuar në ekipet e tyre ku ato drejtojnë.



