Saturday, July 26, 2025

Kursi UEFA C për zonën e Fierit nis më 1 shtator, FSHF hap regjistrimet

Lexo

Federata e Futbollit do të organizojë edicionin e ri të kursit të trajningut UEFA C në zonën e Fierit, i cili do të nisë më 1 shtator.

Kursi do të jetë i ndarë në 3 blloqe, konkretisht në datat 01–03 shtator, 06–08 tetor dhe 08–11 dhjetor. Përgjatë këtyre datave, kursantët do të kenë mundësi të marrin njohuri teorike dhe praktike nga specialistët e Departamentit të Edukimit në FSHF.

Në këtë kurs mund të marrin pjesë ish-futbollistë, mësues të edukimit fizik, por edhe persona që janë të apasionuar pas futbollit dhe duan të zhvillojnë karrierën e tyre në këtë fushë.

Për t’u regjitruar në kursin UEFA C duhet të përmbushni kriteret e mëposhtme:

  1. a) Të jeni të paktën 20 vjeç në momentin e aplikimit
  2. b) Të keni përfunduar shkollën e mesme
  3. c) Të paraqisni një përshkrim të aktivitetit që ushtroni aktualisht
  4. d) Numër kontakti
  5. e) Fotokopje e ID-së ose pasaportës

 

Afati i fundit për aplikim është data 15 gusht 2025 dhe aplikimet e dorëzuara pas afatit nuk do të pranohen.

Dorëzimi i aplikimit mund të bëhet në këto mënyra:

1.Nëpërmjet emailit: drejtoria.edukimit@fshf.al

2.Me postë të zakonshme (me konfirmim marrjeje) ose dorazi në adresën:

Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë

 

Për çdo pyetje lidhur me renditjen, logjistikën apo organizimin e kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën: drejtoria.edukimit@fshf.al

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img