Takimi i mbajtur në Kurbin, ka përfunduar pa gola ku ekipi i Laçit ka barazuar përballë Dinamo City.
Një ndeshje me raste, por pa arritur të konkretizohet. Rastin më të mirë për Dinamon e kishte Lorenco Vila në minutën e 18-të kur goditi shtyllën. Ndërsa në të 70-tën, kapiteni i Laçit Melo shpërdoroi një penallti.
Me këtë barazim, Laçi grumbullon 17 pikë dhe janë në vendin e 8-të, ndërsa dinamovitët janë në vendin e 3-të me 28 pikë.