Laçi-Egnatia 1-1(Shënues: Mjaki 34’/Jahaja 55’)
Kartonë të verdhë:Opeh 32,Mjaki 37,Bibo 57/Dylis 42,Zejnullai 62
Laçi:Molla,Lleshi(Kurti 6),Tresa,Myrta(Bullari 66),Bibo(Shabani 66),Manellari,Prodani,Mjaki,Traore,Opeh,Lima Trajner:Françesko Moriero
Egnatia:Dajsinani,Dylis,Alijev,Fernando,Uotlai,Bakajoko(Guindo 46),Zejnullai,Jahaja,Xhemajli,Fangaj,Kasa(Melo 66) Trajner:Edlir Tetova
Gjyqtarë:Juxhin Xhaja,Arbër Zalla(Tiranë),Maringlen Llukmani(Vlorë),Klodian Shahini(Durrës) Var:Florjan Lata(Durrës) Avar:Orlando Kuka(Tiranë) Delegat:Eduard Gjini(Tiranë) Vëzhgues:Klajdi Kola(Tiranë)
Laçi dhe Egnatia nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në Kurbin. Një përballje mjaft e luftuar,por me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë pas 90-të minutave.
Fillimisht shënoi Laçi me Mjakin në minutën e 34-të të takimit,me pjesën e parë që u mbyll me avantazhin e kurbinasve. Në pjesën e dytë rrogozhinasit barazuan rezultatin me Jahaja në minutën e 55-të.
Minutat e mbetura pavarëisht rasteve të krijuara, skuadrat nuk ia dolën dot të çajnë mbrojtjet kundërshtare,duke mos shënuar më gola të tjerë.
Pas këtij barazimi Egnatia mban vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Laçi shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 6-të.
Fatos LAMAJ