(MDA) Petrocub 0-0 Laçi (ALB)
Laçi ka marrë një barazim heroik në Moldavi përballë Petrocub. Transferta që përfundoi në barazim të bardhë 0 me 0 ishte e vështirë për bardhezinjtë, të cilët luajtën me 1 lojtar më pak nga minuta e 28’, kur Spahiu u ndëshku me karton të kuq pas 2 të verdhëve.
Sfida prodhoi shumë raste, ku vendasit dominuan. Laçi luajti si 1 i vetëm dhe të gjithë kontribuan, duke e mbajtur portën e paprekur. Tashmë gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit në Shqipëri më 28 korrik.
Ndeshja e parë, turi i dytë i Conference League