Me tre gola të shënuar nga Renato Malota në minutën e 7-të, Adeleke në minutën e 41-të dhe Zylfiut në minutën e dytë shtesë, Laçi mund pastër Kukësin, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme në stadiumin e Laçit.
Fitore kjo ndaj një rivali direkt që siç thuhet në gjuhën sportive, vlen gjashtë pikë. Kështu, nga tre pikë që ishte distanca e kurbinasve të vendit të dytë me Kukësin e vendit të trëtë, tashmë shkon në gjashtë pikë.
Por, jo vetem kaq, sepse me këtë fitore, por edhe me humbjen e Tiranës kryesuese me Kastriotin, Laçi i Mirel Josës I afrohet me tre pikë bardhebluve duke rihapur garën për titullin kampion.