Laçi sfidon Teutën. E mund 3-0, me dopietën e Kordeiro dhe një të Zhunior. Abissnet Superiore-java e 25-të

Laçi-Teuta  3-0(Shënues: Paulo Zhunior 26′, Melo66′, 88′)

Falë një goli të Paulo Zhunior dhe dy të tjerëve të shënuar nga Uilliam Kordeiro, Laçi i Kordeiros e shikon veten në pozita gjithmonë edhe më të mira në Abissnet Superiore ku pas 25 takimesh ka grumbulluar plot 30 pikë.

Në Kurbin ndeshja e sotme nuk kishte histori jo vetëm për faktin se vendasit bënë gjithçka mirë për të marrë tri pikët, por edhe për “fajin” e Teutës, e cila kishte përgatitur keq këtë transfertë delikate.

Largimi i Edi Martinit nuk ka shkundur ekipin durrsak, i cili ende nuk ka shijuar ndjesinë e fitores në kampionat në 2025-ën.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu