Bylis-Laçi 0-0
Bylis:Beqaj,Bruno,Ruçi,Malomo,Sulovari,Ofori,Berko,Marku,Peralta,Përgjoni,Abazaj Trajner:Nevil Dede
Laçi:Dajsinani,Kurti,Opeh,Lima,Lleshi,Mjaki,Manellari,Melo,Papa,Tresa,Kuame Trajner:Françesko Moriero
Gjyqtarë:Erjon Bylykbashi(Elbasan), Taulant Kasa(Vlorë), Rexhep Muzhaqi(Elbasan), Adrian Beqiraj(Tiranë). Var:Enea Jorgji(Elbasan) Avar:Ermis Çelaj(Vlorë). Delegat:Mario Kërtusha(Tiranë) Vëzhgues:Servet Bogdani(Durrës)
Bylisi dhe Laçi ndanë pikët me një barazim të thatë në takimin e luajtur në stadiumin “Adush Muçaj” në kuadër të javës së 12-të të Superiores.
Në fakt,është një rezultat që nuk i shkon për shtat asnjërës skuadër,pasi mbeten në dy vendet e fundit respektivisht me 10 dhe 11 pikë.
Rastet nuk munguan,sidomos gjatë pjesës së parë,me Kuamen e Laçit që nuk kontrollon si duhet topin në një rast të volitshëm në të 27-ën e pak minuta më vonë përballë portierit Beqaj godet jashtë.
Në pjesë ne dytë Melo gjuan nga goditja e dënimit por reagon portieri,ndërsa pak minuta më pas Sulovari lëshon të majtën potente nga jashtë zonës,duke detyruar Dajsinanin të bëjë një pritje fantastike.
Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura në këtë duel mbijetesë që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Më fund,ballshiotët e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Ofori u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90-të.
Fatos LAMAJ