Sunday, December 22, 2024

Lajm i gëzuar për shkodranët…Zyrtare-Shkodra, Qytet Evropian i Sportit 2025!

Lexo

Në fund të gushtit të këtij viti, përmes një konference shtypi organizuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, me praninë e përfaqësuesve të delegacionit europian, Zv. Ministrit Endri Hoxha dhe Presidentit të KOKSH Fidel Ylli, nënkryetarit të Bashkisë Shkodër, Rudin Beka dhe drejtorit të sporteve në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti, u diskutua më në detaje për konkretizimin e nismës që Shkodra të jetë qyteti europian i sportit për vitin 2025.

Dhe, sot, një gjë e tillë është konkretizuar ku Shkodra është shpallur zyrtarisht, Qytet Evropian i Sportit për vitin 2025. Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiuaku shkodran Benet Beci, përmes një postimi direkt nga Brukseli, aty ku nga Parlamenti Evropian, u muar një vendim i tillë.

“Ju përshëndes nga Brukseli, nga Parlamenti Evropian, me gëzim e mirënjohje për shpalljen e Shkodrës Qytet Evropian i Sportit 2025! Ky është një vlerësim i rëndësishëm për qytetin tonë që tashmë, veç një njohjeje ndërkombëtare, do të përfitojë nga ky bashkëpunim për përmirësimin e politikave sportive lokale, mundësinë e granteve nga Bashkimi Evropian, shkëmbimin e përvojës me qytete të tjera evropiane e mbi të gjitha gjallërimin e jetës sportive në qytet.”, shkruan kreu i Bashkisë Shkodër, Benet Beci në postimin e tij të profilit zyrtar të rrjeteve sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img