Një lajm i hidhur vjen nga Italia. Mediat italiane njoftojnë ndarjen nga jeta në moshën 86-vjeçare të ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi. Përpos politikes ku ai ishte themelues i partisë së quajtur “Forza Italia” duke qenë 3 herë kryeministër, si një biznezmes potent ai ishte edhe president i klubit të futbollit “Milan”, dhe më pas i Monzas, ndërkohë që ka pa pasur në administrim kompani të rëndësishme mediatike në Itali.
Nga sa bëhet e ditur, Berluskoni vuante nga leukemia dhe për këtë ai ishte shtruar në spitalin San Raffaele në Milano që nga e premtja, më 9 qershor për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ku edhe ndërroi jetë.