Sunday, September 8, 2024

Lajm i hidhur për sportin shkodran. Ndërron jetë në moshën 34 vjeçare, futbollisti Ermir Lera!

Lexo

Për komunitetin e Shkodrës dhe kryesisht atë të sportit, mëngjesi i sotëm i 7 gushtit 2023 ka ardhur me një lajm të hidhur. Ka ndërruar jetë në moshën 34 vjeçare titullari i formacionit të Vllaznisë së Futsales, Ermir Lera.

Lajmi bëhet i ditur nga trajneri i futdalës shkodrane. Bujar Celufaj, i cili sqaron se pak ditë më parë sportisti i tij pësoi një aksident, ku me gjithë përkujdesjen maksimale të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Me një karriere të mëparshme si futbollist i Vllaznisë, dhe në vijim një nga mësuesit e përkushtuar të lëndës së edukimit fizik në shkollën 9 vjeëare “Ndre Mjeda”, me rihapjen e aktivitetit të futsallës në Shkodër, Ermir Lera u bë pjesë e Vllaznisë duke qënë një nga titullarët kryesorë të këtij ekipi.

Trajneri Celulaj, drejtori sportiv Arben Xhaferi dhe presidenti Fisnik Barbullushi, e kishin projektuar Leren në planet e Vllaznisë së re të sezonit 2023-2024, madje me një projekt shumë ambicioz për ta shpallur atë kampione.

Trajneri Celulaj, drejtori sportiv Arben Xhaferi dhe presidenti Fisnik Barbullushi, e kishin projektuar Leren në planet e Vllaznisë së re të sezonit 2023-2024, madje me një projekt shumë ambicioz për ta shpallur atë kampione.

Por, pikërisht në momentin e duhur të fillimit të punës për sezonin e ri, vjen ky lajm tonditës që ka befasuar një Shkodër të tërë, dhe së bashku me të edhe kolektivin e futsallës shkodrane, por së shumtmi familjen e tij, e cila humbi njeriun e afërt, djalin, prindin dhe bashkëshortin shembullor.

Ndarja nga jeta iu preu këtë ëndërr Ermirit, por shokët e skuadrës dhe stafi drejtues i futsallës shkodrane do të luajnë edhe për Leren që ta shpallin Vllazninë kampione.

Me hidhërim të thellë KF Vllaznia Futsal mori vesh lajmin e ndarjes së parakohshme nga jeta të sportistit tonë Ermir Lera. Lajm i trishtueshëm jo vetëm për familjarët e tij por për të gjithë ambjentin sportiv të Shkodrës. Stafi drejtues së bashku me shokët e ekipit i janë pranë familjes Lera në këto momente të vështira. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij.”, shkruhet në faqen zyrtare të KF Vllaznia Futsal

“Mësuam sot për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë, mësuesit të edukimit-fizik Ermir Lera. E pabesueshme për të gjithë ne, që bashkë u mblodhëm në drekën e fundvitit e uruam për pushime të mbara. Trishtim në këtë ditë me shi për humbjen tënde mik i mirë, me buzë në gaz si ti, i papërtueshmi e i apasionuari pas lëndës tënde. Ashtu siç kishe emrin le një emër të mirë në kolektivin tonë, fatkeqësisht për pak…..Qofsh mirë me Zotin i dashur mësues Miri!”, shkruhet në faqen zyrtare të shkollës 9 vjeçare, “Ndre Mjeda” Shkodër. 

Portali, Veriut Sport, i shpreh ngushëllimet e sinqeta, familjes Lera për humbjen e njeritu të tyre të afërt, ekipit të Futsales Vllaznia për humbjen e titullarit të tyre, si dhe kolektivit të shkodrës 9 vjeçare “Ndre Mjeda” për humbjen e kolegut të tyre model në të gjitha drejtimet.Pushofsh në paqe, Ermir Lera!

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img