Lajm i mirë për Akademinë e futbollit Vllaznia. 19-vjeçarët, do të marrin pjesë në edicionin e parë të Turneut Ndërkombëtar “Eagle Cup”!

Një lajm i mirë vjen për Akademinë e Futbollit Vllaznia. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e ekipit U19 në Turneun Ndërkombëtar “Eagle Cup”! Lajmi bëhet i ditur zyrtarisht nga drejtuesit e Akademisë Vllaznia.

“Jemi të lumtur të njoftojmë që Akademia Vllaznia me ekipin U19 të drejtuar nga trajneri Elvis Plori, do të marrë pjesë në edicionin e parë të turneut ndërkombëtar “Eagle Cup”!

Ky kompeticion prestigjioz, i organizuar nga FSHF në bashkëpunim me Fondacionin ”AlbItSol”, do të zhvillohet në Tiranë nga data 8-15 qershordhe do të sjellë në Shqipëri ekipe të njohura si Atalanta dhe skuadra të tjera nga Spanja , Franca dhe Afrika !

“Eagle Cup” është një mundësi e artë për të treguar talentin dhe vlerat e futbollit shkodran përpara skautëve, menaxherëve dhe mediave ndërkombëtare .”, thuhet në njoftimin në fjalë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu